Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Reçak 

Reçak 

dimër i madhe i kohëve të pakohë
në Reçak
ku gjaku i lirisë po shkonte rreke
toka jonë e djegur
thellë në gjirin tënd
Reçaku po dëshmon të vërtetën

ata
janë dëshmitarë që në heshtje flasin
janë themeli i shqiptarisë
janë zëra që thërrasin
si dëshmi e kohës
deri në kupë të qiellit
Reçak
kërthiza e lirisë
kërthiza e diellit

në Reçak
ku jeta dhe vdekja po mateshin
në tokën e bukën e vet
në shtëpitë dhe të drejtën e jetës
lirisë ia falën dritat e syve
botës ia thanë të vërtetën
liri
sa shtrenjtë të paguam

Reçak plaga jonë e madhe
jeta jonë me halle
që e tha me zë të vërtetën
më parë zgjodhëm lirinë
së jetën

në Reçak
për çdo ditë të shkojmë
për të rënë në gjunjë
atje
para bijve tanë
që prehen në paqe e qetësi
si dëshmi e një kohe të vrazhdë robërie
Reçak
sinonim lirie

CH-15-01-2023
Mehmet Bislimi

Kontrolloni gjithashtu

FADIL REXHA: KUR MUNGON LUANI MAJMUNËT BËHEN MBRETËR

Fadil Rexha: LARGIMI NGA VENDLINDJA

Ishte një mëngjes i ftohtë pranvere me bore e shi. Me lot në sy, u …