1.
Ditë e natë pa dritë,
Vuanin nën okupim!
Lami flakë në shpirt,
Në luftën për çlirim!
2.
Në krah pushkën e gjatë,
Me buzët shkrumb!
Fishekët në trastë,
Armikun në thumb!
3.
Larg nga shtëpia,
Lëvizte mal më mal!
Kur e ndiqte policia
Gjithë lagjia në hall!
4.
Po njëherë nga mali
Natën erdhi te shtëpia!
Kërceu hopa te gardhi,
Më herët flinin fëmija!
5
Te xhami i dritarës
I jepte shenjë gruas,
S’ i besonte natës,
Aq më pak rrugës!
6.
Gruaja e hapte derën,
futej brenda shpejt!
Burri e qante verën,
Vjeshta i sjell retë!…
7.
Pranë fshtrave të njohur
Në malin mbi lumë!
Gruaja shpesh i ka folur:
Sofia ndihmon shumë!
8.
A erdhi Lami natën?
Ajo i tregonte drejt!
Asnjëherë s’ e kapën
Lami, trim i shpejtë!
9.
Si po informohet
Pushteti i huaj?!
Nga shtëpia largohet,
Por nisi të druajë!
10.
Ndiqej vazhdimisht
Nga mali në mal!
I shkathët fizikisht
Nuk kapej i gjallë!
11.
Me etje në përvlim
Zbriste te shtëpia!
Çudi! Herët në agim
Arrinte shpejt policia!
12.
Moj grua, jam lodhur
Nga rrethim i shpejtë!
Dje, me kë ke folur?
Je pak mendjelehtë!
13.
Vetëm me Sofinë,
Ajo kishte biseduar!
E rrethojnë shtëpinë,
Dikush ka spiunuar!
14.
Tani me fqinjën e saj
Vetëm gjumi i ndan!
Dikë dreqi do ta haj’,
Me mua e gjen belanë!
15.
Në rrethimin e fundit
E përjetoi trishtimin!
Te gratë e katundit
E humbi besimin!
16.
Vetëm me Sofinë
llafosej në besim!
Policia më shtëpinë
S’ e rrethonte në agim!
17.
Fqinja, grua e qetë,
E lidhur me sigurim!
E sulmonin shpejt,
Dështonin në rrethim!
18
Sofia e ndihmonte
Familjen e tij!
Ajo vinte e shkonte
Me prapavijë!…
19.
Lami i tha: mashtroje!
Mos i trego më drejt!
Asnjë fjalë prej goje
Për komitin e shpejtë!
20.
Gruaja pak u mërzit
Duke punuar tokën!
Mund të binte në pritë,
Ta linte diku kokën!
21.
Komita mendonte:
gjakatar ky pushtet!
Dhe nuk pranonte
Të dorëzohej vetë!
22.
E shfrytëzonte çdo çast
Të shkonte te shtëpia!
Mirëpo nga një rast…
E zbulonte policia!
23.
Fshati ishte shqiptar,
Ai në rrezik të madh!
Gjithnjë duke ngarë
Zhdukej nën livadh!
24.
E kujtonte fëmijërinë,
se u rrit në këto vise!
E ndizte fort dashurinë,
Me vetveten fliste!
25.
Shkelte barin me vesë,
Të mos bënte zhurmë!
Rrezik në çdo mëngjes,
Ecte gjatë nëpër lumë!
26.
Në mal s’ ka ushqim,
E vrante ndonjë lepur!…
Çdo herë në agim
Qentë e kanë ndjekur!
27.
Çdo pëllëmbë mali,
Çdo grykë e shtrojerë;
E njihte mirë Lami
Armën gati përherë!
28.
Nëpër shtegtime
Rrezikohej fort!
Të hidhurat kujtime,
Për të derdhur lot!
29.
Një diell i qeshur
Ndriste mbi qafë mali!
Fshati ka heshtur,
S’ kapej për së gjalli!…
30.
Një ditë policia
Gruan me fëmijë!
E morën te shtëpia,
Ecën nëpër shi!…
31.
Një fshatar i çalë,
S’ e kishte parë kurrë!
I tregoi atje në mal,
Dorëzohu, o burrë!
32.
Lami pak u mendua:
Burgu i përjetshëm!
La fëmijët me grua,
Komitë tërë jetën!
33.
Kokulur zbriti nga mali,
U dorëzua në Roganë!*
Policia: Ky s’ ësht Lami,
Kryeudba- shit i thanë!
34.
E shikonin komitën
Nga këmbët në kokë!
Në rrugë gjatë e pritën,
S’ u shkoi me shokë!?
35.
Fshatarët e shoqëruan
Lamin deri në polici!
Komitën e dorëzuan,
Për gruan me fëmijë!
36.
Me vite ka luftuar,
pa asnjë fije frike!
Kufirin për ta mbrojtur
Nga hordhitë çetnike!
Fund
- Policisë serbe ju dorëzua Lam Breznica në fshatin Roganë, qyteti i Dardanës, ish- Kamenica. Burgun e mbajti në qytetin e Nishit. Pasi e vuajti denimin jetoi në varfëri të skajshme në Bujanoc, por nuk ju nënshtrua pushtetit okupues jugosllav! Pasi u përmbys sistemi titist jugosllav, në vitin 1990, e përjetoi gëzimin e madh se u adhurua nga populli si hero!