VELI VELIU: JEHONA E REÇAKUT NË BOTË        

VELI VELIU: Poema

 NË ORËN E ZGJIMIT

    Zeqir Gërvalles

 

1.

Yllin, që të frymëzoi gjithë jetën,

E admirove në kohën e pushtimit!

Në tokën tonë e fshehën të Vërtetën,

Errësira zgjati deri në Orën e Zgjimit!

2.

Me dritë qiriri lexohej fshehtas Fishta*,

Lufta shumë e vështirë në Errësirë!

Thellë në viset tona depërtoi Bisha,

Më shumë sulmonte dita pa gdhirë!

3.

Përballë Furtunës qëndronin Lisat,

Zjarri shuhej shpesh në vatër dimrit?!

Në shenjestrën e tyre ishin Plisat,

Shpirti i ndjekur kalonte matanë kufirit!…

4.

Zemra liridashëse e lënduar rëndë,

Fjalën në besim vetëm mikut ia the:

Vaji i gjatë i bilbilit s’ është këngë,

Njeriun e shtynte të gjallë nën dhe!

5.

Acar, pa fytyrën e qeshur të Yllit,

Mbi rrafshirën e gjerë të heshtjes!

Korbat endeshin në hapësirë të qiellit,

Nuk ndriçohej rruga e ngushtë e jetës!

6.

Besimi në pritje të kohës më të mirë,

veten e binde të qëndroje i fortë!

Të futën në qeli Dita e Re pa gdhirë,

Shpërngulja për Turki s’ ndalej dot!

7.

Nëna bëri të pamundurën për të birin,

Që me zemër e donte atdheun e vet!

Para tytave ajo, nuk e trembi syrin,

Dashuri e madhe për tokën e shenjtë!

8.

Bota e madhe i ka hallet e veta,

Më së vështiri në udhëkryq të jetës!

Kur të rrëmbenin valët e shpejta

Fryma të zihej në terrin e heshtjes!

 9.

Drita e largët e Yllit -në ballë të jetës,

E tregonte saktë drejtimin e udhës!

E kujtoje fishkëllimin e erës së vjeshtës

Kur vëllai shkonte drejt hekurudhës!…

 10.

Kënga e re ndizet në zjarr të zemrës,

Jehonë që dëgjohet larg, përtej malit!

Evropa plakë për ne në rolin e shemrës,

S’ e shihte lojën e rrezikshme të djallit!?

 11.

Sa më i egër dimri, më shumë  borë,

Zjarri kryengritës ndizej më fort në vatër!

Kush s’ e ëndërroi Diellin Pranveror?

Të gjithë u lodhën me kohën e ashpër!

 12.

Dora e Zezë vrise më shumë natën!

Një shqiptar më pak, se lindin shumë!…

Me muzikë pinin pa e ndalur shamatën,

Për t’ i zhdukur kufomat i hodhën në lumë!…

 13.

Besimi e bën jetën më të vendosur,

Për të udhëtuar drejt së ardhmes sonë!

Të zhdukurit në luftë mbetën pa i varrosur!

Deri në këtë kohë s’ u gjet asnjë kufomë!

 14.

Dreqi gjithnjë luftën e bën në fshehtësi!

Njeriu me të gjitha mjetet e lufton dreqin!

Me dëshirë kurrë s’ e ka pranuar në shtëpi,

Mjerë i miri që e ka në afërsi të keqin!

 15.

Shpirtëzinjë e kudisnin fshehtë vdekjen,

Gjithnjë janë në përcjelljen e të mirëve!

çdo kohë e urrejnë buzëqeshjen

Edhe në fytyrat engjellore të fëmijëve!

 16.

Ai që punon me shpirt për atdheun e vet

Në kohën pa kohë e thotë të vërtetën!

Para botës së madhe guximshëm flet

Dhe s’ lejon ta përhapin gënjeshtrën!

 17.

Në vend të vet njeriu i zgjuar e punëtor

E gjente rrugën edhe në malin me mjegull!

Përpara në malësi binte dy metra borë,

Rendi i vjetër respektohej, oda ka rregull!

 18.

Me gjelbrimin i doje më shumë lulet,

je poet në kopshtin e zogjve këngëtarë!

Malit të Kulinës stuhia kot i sulet,

Qëndresën e pathyeshme aty e ke parë!

 19.

Kur qielli errej verës, je shqetësuar fort,

A do të korret gruri i pjekur në arë!?

A do të mblidhet kokërr për kokërr sot,

Ngjyrën e ka nga dielli, shkëqen si ar!

 2o.

Në brigjet e Llapit, jeta s’ të ka buzëqeshur,

Në kohën e vështirë ishe i përndjekur!

Qyqarët me pushtet, gjithmonë kanë heshtur

Mbi zjarrin bubulak mishin duke pjekur!…

21.

Duke kënduar shumë gjatë për lirinë,

Flakë të është ndezur gjaku në damarë!

Përherë e kundërshtove bishën në Prishtinë

Dhe ata që e ndihmuan duke na sharë!…

 22.

Nga lufta ballkanike na ndanë me dhunë,

Saherë u përgjakëm, na i dogjën shtëpitë!…

Djerësën  e derdhëm me orar të gjatë në punë,

Në ndërresën e natës pa i mbyllur sytë!

 23.

 Popullin e çarmatosën, për të heshtur ne,

Në zezona kokën ta mbanim poshtë!

Poshtë e më poshtë me fytyrë për dhe,

As luleve te mos i merrnim erë në kopsht!

 24.

Në liri Zë i heshtur tani lirisht shpërthe,

Dyert e botës së madhe shpejt u hapën!

Vetëm miqtë mendojnë mirë për ne,

Në festa dorë për dore në valle u kapën!

 25.

Masha tinëzare shërbeu në dorë të huaj,

Kurrë s’ e harruam atë kohë të vështirë!

Shpirti i djegur edhe më tutje do të vuaj!

jashtë kufirit a u dëbua çdo egërsirë!

 26.

Nga lartësitë vjen një dritë e gjithësisë

Shpirtat tanë të zgjuar fort i gëzon!

Mik hape derën dhe dritaret e shtëpisë,

kurrë më nuk ndalet dot rruga jonë!

 27.

Poet, në valët e trazuara të jetës: noto!

Do të vijnë ditët më të mira: shpreso!

Mes luleve të çelura në kopsht: pusho!

Njerëzit tanë nëpër botë i gjen kudo!

 28.

Qielli i nxirë dhe shkrep fort rrufeja

Për bukën e re verës bëhet beteja!

Në fushë i madh e i vogël dalin në ara,

Djersa derdhet lumë kur bëhen gara!

 29.

Sheshi i Flamurit është vend i takimit,

Se kjo tokë e shenjtë është e të parëve!

Çdo vit e shënojmë Ditën e Çlirimit,

UÇK- ja fitoret i vulosi me zjarrin e armëve!

 30.

Vrasje pas shpinës ndodhin në kufi,

Krimineli, gjak i prishur, vret tinëzisht!

Me bisha të çartura e rrethuar Liri,

Nuk u demokratizua regjimi fashist!…

 31.

Për dëshirën tonë pihet një shishe verë,

Pije e shëndetshme e vreshtve tona!

Dhe këndojmë e vallëzojmë përherë,

Të lumtur jemi se na mbron Shqiponja!

 32.

 Ata që na urrejnë, as ne nuk i duam,

Ata që na duan i ulim këmbëkryq në sofër!

Me krisma pushkësh saherë kënduam

Gëzimin më të madh e patëm në votër!

 

33.

Te miqtë tanë mirëkuptim kemi pasur,

E kemi përkrahur fort njëri- tjetrin!

Në dorën e dreqit ende thika e përgjakur,

E mbrojmë fëmijën dhe më të vjetrin!

 

34.

Fat i madh kush ka lindur për herë të dytë,

Ju ka dhënë mësim të mirë të tjerëve!

çdo vendbanim i ka ruajtur miqësitë,

Qesen e ka hapur t’ ju ndihmojë të mjerëve!

 

35.

Udhëve të lira ka mbetur ndonjë qen,

Largohet shpejt me bishtin nën këmbë!

Ende mashtrohet me një asht që e gjen

Deri sa mos t’ i mbesi në gojë një dhëmbë!

 

36.

Ne, duke i ndihmuar të tjerëve të bëjnë shtet,

U vonuam shumë ta bëjmë shtetin tonë!

Fqinji në veri me ëndrrën për të dalë në det,

Me elaborate  s’ na zhduku përgjithmonë!

                                                                

                                                                   Fund

  • Vepra Lahuta e Malësisë  e At Gjergj Fishtës lexohej dorë më dorë fshehtas!

 

 BETEJA E NIKSHIQIT

Jakup Ferri ishte ushtar dhe komandant i paepur,

Malësorët nëpër sulme hidheshin guximshëm!

Lufta e zhvilluar gjoks më gjoks ishte më e egër,

Një me tridhjetë viktima ra dragoi i fuqishëm!

Komandanti në vetëflijimin e tij e fitoi betejën,

Toka e vatra mbrohej, s’ mbrohej dot koka e tij!

Me më pak ushtarë e teknikë armatimi që e gjetën

Mbahej fort kufiri i vjetër me Plavë dhe Guci!

Komandanti Mark Milani shpejt mbeti pa ushtarë,

Lumi Lim i barti larg kufomat grykave dhe malit!

Gjenerali Marko Miljanov do zihej i gjallë si qyqar,

Për të shpëtuar në lumë u kap për bisht të kalit!

Me armë refuzohen traktet e Kongresit të Berlinit,

Malazezët më s’ ia mësynin kufirit me Shqipërinë!

Porta e Lartë ankohej -që nuk lëvizej vija e kufirit,

Malësorët me fitore e shkatërronin Perandorinë!

Luftën e rreptë të atit e vazhdoi Hasan Ferri, i biri,

Betejat e përgjakshme i fitonin malësorët trima!

Me vite të tëra qëndrese, nuk shtyhej dot kufiri,

Princi Nikolla s’ tronditej që kishte shumë viktima!

Kullën e Hasanit me gjyle topi e rrafshoi pashai turk,

Me shumë të vrarë ta zbatonte urdhërin e Sulltanit!

Shemsi Pashai me ushtarët e tij pa rënë nata u zhduk,

Malësorët ishin të pamundur në fushën e mejdanit!

Ushtria turke dhe ushtria malazeze pësuan humbje,

Me luftë të rreptë nuk e pushtuan Plavën me Guci!

Hasani e ndërtoi kullën në tokën e pa/ kontestume,

Qëndresë e paparë, me luftë s’ e pushtonte Mali i Zi!

PËRBALLË BISHËS

Ti je bisha e ardhur nga Urali,

Të njoh mirë, nuk je njeriu!

Je stërvitur në hapësirë mali,

Nuk të bënë gjë bora e shiu!

Unë më nuk kam aspak besim

Të më afrohesh më pranë!

Në mbrëmje, e as në agim,

Lumë gjaku u derdh në Ballkan!

Deri sot assesi të depërtosh

Te kështjella e ëndrrave të mia!

Bëre përpjekje t’ i mësosh

Fshehtësitë e shtigjet e lira!

Me vite nga peizazhi i mjegullt

Gjithnjë largohen shpejt!

Mbretëria jote mali i blertë,

Kurrë nuk më le të qetë!

ZOGJTË E MI PROTESTOJNË

Zogjtë e mi protestojnë prore

dëshirojnë të fluturojnë më larg,

Drejtohen me shenjat qiellore,

Unë dorën strehë në prag!

Kjo hapësirë e tokës sime

Nëpër shekuj u ngushtua shumë!

Më zihet fryma në agime,

Duke shëtitur bregut mbi lumë!

Vijat e kufijve mes shteteve të rinj,

ende me roje të armatosura janë!

Lëvizin gjithnjë si gjarpërinj të zinj,

Evropa nuk shtrihet në Ballkan!

Kurrë s’ përfundoi loja me hartat

Edhe gërshërët në biseda në tavolinë!

Në kohë paqe shqetësohen vatrat,

Netët pa gjumë të gjata në Prishtinë!

 

DY SHTETE SHQIPTARE

Besoju pak zogjve në fluturim,

Je lodhur e plakur, o fqinji im!

Më rrallë të heshturit flasin

Ndonjëherë të mos pëlcasin!

Historinë e shkruaje për vete,

Ne kemi historianë në dy shtete!

Ata që thanë historia fillon me ne,

-Shumë herë u përgjak ky dhe!

Gazmend i madh është në kuvend,

Të zgjedhurit e popullit krijojnë rend!

Fitorja jonë i hakmerret humbjes,

Ndryshimet janë bërë pas luftës!

Tribuni qëndron krenar në krye,

Rrethuar anash me shumë yje!

DRINI I BARDHË

Fragment poeme

1

Drini i Bardhë, – Iumë i gjatë,

Grykat i ka hapur me shpatë,

Copë e thërmi shkëmb i lartë,

Në udhëtim të dëshiroj: fat!

Ushtritë agresore rreth e qark,

Çdo luftë shpërtheu me flakë,

Në beteja u dedh shumë gjak,

Për bishat ishte lumë idhnak!

2.

Drini e ndjek rrjedhën e tij,

Poshtë, nën krahët e maleve!

Fryhet kur bie shumë shi,

Tërë baltë balli i valëve!

Që nga koha e lashtë,

Çdo gjë e ka parë me sy!

Kodrat ulen në rrafsh,

Plazhet shtrihen jug- veri!

3.

Uji i kaltër shumë i pastër,

E shuan zjarrin e shpirtit!

Ende vështrimin e ashpër

E derdh në vijën e kufirit!

4.

Drini im i bardhë përse

Për ty gjithnjë kam etje!?

Asnjëherë nuk ma the,

Me të gjatën heshtje!…

Shpirtin e ke të kaltër,

E këngën e bardhë!

Gëzimin në çdo vatër

Menjëherë e ringjallë!

5.

Kur nënat janë djegur

Duke u ankuar në fatin!

U bëre lumë shumë i egër

Dhe e zgjërove shtratin!

Ngadalë në brigjet e tua

Plakat e lëna u ulën rend!

Ah! Lot derdhën një krua,

Kur u shkrumbua ky vend!

6.

Malet ngrihen vetëm përpjetë,

Fushat zbresin deri poshtë!

Dhe saherë shikoj te retë

Mendoj për Lulet në kopsht!

Në kohën e shirave më i rreptë,

Në rrafsh dikur kishte moçale!

Askund nuk pushon deri në det,

Fuqinë e more sa ishe në male!

7.

Pas luftës çlirimtare kudo arat

U zgjeruan dhe u hapën kanalet!

 Të kujtohen kur nisën të mbarat

Në male vargohen hidrocentralet!

Me dritën tënde e përzumë terrin,

Kasollat e errësirës u shembën!

Dhe ata që e kurdisnin sherrin

Nga rinia shumë u trembën!…

10.

Rrugët e gjera me asfaltin e ri

I afruan shumë krahinat tona!

Retë i grumbullon qielli i zi,

Në lartësi të madhe shqiponja!

12.

Drini im i bardhë, në kohën më të zezë,

Deshën të na i shuanin çdo fije shprese,

Të vuajmë të zitë e ullirit nga brezi në brez,

Duke derdhur për ta një lumë djerse!…

Pikë- pikë i mbledh ujërat e tua

Nga shkrepat e thata mbi male!

Uji i pastër si loti më trazon mua,

nxiton buzë arave nëpër kanale!…

14.

Udhëtimi më i gjatë në male

Atyre grykave të thella!

Kur jeta kishte shumë halle

Afër lumit shihen shpella!

Dri e shporre dreqin me të birin,

Kryeneç u tregove me zjarre!

Kurrë nuk e përfille kufirin

Në zemër të tokës shqiptare!

15.

Në kohë të errët rënkonte zemra,

Mjegulla krijon prapaskena!

Nuk e dije kush futej brenda

Se përhapeshin shumë rrena!

Njëherë rëndë të kanë akuzuar

Me Emisarët e huaj ka udhëtuar

Pjetër Budi, a e kanë sulmuar?…

More mallkimin për jetën e shuar!

16.

Zhdukja ndodhi në mesnatë?!

Duke kaluar në anën tjetër!

Ç ‘dhembje? Një kohë të gjatë

Pa një grusht frymë ke mbetur!

Me vonesë e kuptove krimin

E ndale fare këngën e valës!

Emisarët me maska kur vinin

Zhdukeshin shpejt gjatë natës!

17.

Ne kemi telashe me kufijë!

Drini im, harta ka ndryshuar!

Cila kohë e re duhet të vijë

Një ditë për t’ u Bashkuar!?

18.

Rruga jonë është e gjatë shekullore,

Vendnumëruam në Kohën e ndaluar!

Pastaj prapë bëmë përpjekje prore

Nëpër stacione të reja pa pushuar!

Po nuk shihnim shumë larg,

Kokën mbështjellë me qefin!

Gjithnjë duke shëruar plagë,

Në Drenicë dhe në Delvinë!

19.

Në luftëra derdhëm shumë gjak,

Valët e kaltra prapë t’ i skuqën!

Askujt përreth pa i pasur hak,

Ne kurrë nuk e nisëm luftën!

S’ na mbrojti shtriga Evropë,

U dogjëm flakë nga dhembjet!

Dhe sot nuk e kemi një shkop

Magjik që i zgjidh problemet!

20.

Kujtoni në vitet e stuhishme

Sulmet pas shpine natën,

Ishin fatale, më të rrezikshme,

Deshën të na humbin farën!

Ne s’ kishim qytete me spitale,

Plagët i shëruam si ditëm vetë!

Varret tona thellë nëpër male

Janë pa atë shenjën e shenjtë!

21.

Pas çdo fitoreje zulmplote

E morëm veten më shpejt!

O Dri, jehoi fort kënga jote,

Valët u përplasën te retë!

Vendi ynë është më i miri

Në tërë Evropën jugore!

U sulën dreqi dhe i biri

Në jug e në viset veriore!

22.

Burimet tua nuk shterin

Edhe kur shira s’ bien gjatë!

Nga thellësit ujin e nxjerrin,

Te rrënja e shkëmbit të lartë!

23.

O Dri, shpesh më frymëzon

Me bëmat e Gjergj Kastriotit!

Ai luftoi për vendin tonë,

Trupin ia përgjaku të fortit!…

Nuk ishte luftë me një betejë

Që e derdh gjakun shpejt!

Një perandori u shtri këndej,

mbi qytetërimin mijëra vjet!

25.

Që kur zuri fillin jeta

Ke rrjedhur në këtë vend!

Nëndhe gërmohet e vërteta,

Në tumat e zbuluara rend!

26.

U mbështetëm në forcat tona

Kur na vunë bllokadë të re!

Po më larg u dëgjua jehona

Transformimet që bëri ky dhe!

Lum për Ty, na fale dritën,

E dinë mirë edhe fëmija

dhe sot flasim për rritën,

buzëqesh tërë Shqipëria!

27.

Derisa Drini të rrjedhë

 Nuk shterin burimet!

Kujtimet rend i mbledh

duke zbardhur agimet!

28.

Në pranverë shumë më tërheq,

Me ujërat që vijnë duke u rritur!

Në ujë betohen burra e pleq,

Ballin më lart duke e ngritur!

31.

Gjithsesi ishte plan i fshehtë

Të preheshin më fort malet!

Pastaj vatrave shpejt e shpejt

Çdo hasmëri të ringjallet!

Burimet rrjedhin në male,

Drini im kryeneç mbete!

Edhe në kohët më fatale

Me kokën ulur s’ heshte!

Magjepsin pamjet idilike

Te çdo ujvarë e çdo krua!

Drini i Bardhë kënga epike

Jehon fort në valet e tua!

34.

Natës nuk i besojmë fare,

Kush lëviz nëpër terr!?

Po sot të njëjtat zjarre

S’ ndihmohen as me erë!

Dielli shndrit në agim,

Koha shumë më e qetë!

Çfarë më thua për flijim

Dhe Urën e Fshenjtë?

35.

Lufta e fundit i dogji shtëpitë…

Në paqe ndërtuam pallate!

Më shumë i hapëm sytë,

Rojet zgjuar pas mesnate!

36.

Rruga jote shumë e gjatë,

Nuk është aspak e lehtë!

Koha e Re lëpin çdo pjatë,

 Ke pengesa deri në det!

Dy Drinat e bashkuar,

shumë dritë i japin lirisë!

Udhëton duke kënduar,

O flamurtar i Shqipërisë!

                                               Fund

Kontrolloni gjithashtu

24 Dhjetor – Datëlindja e babit

24 Dhjetor – Datëlindja e babit Babi, sot është 24 Dhjetori, Dita jote, e shënuar …