Philip Kosnett: Amerika nuk përpiqet që ta detyrojnë Kosovën të pranojnë një marrëveshje që nuk është e gatshme

Vëllezërit Demaku iu kanë drejtuar me letër publike ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett

Vëllezërit, Nexhat dhe Fadil Demaku i kanë drejtuar një letër publike, ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Philip Kosnett nëpërmjet së cilës e kanë njoftuar për procesin e padrejtë gjyqësor ndaj tyre dhe moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga Gjykata Supreme pasi kjo e fundit i është nënshkruar presionit ndërkombëtar për të dënuar me çdo kusht të dënuarit në rastin Drenica 2. Se ky proces ishte krijuar për qëllime politike e kishte pranuar edhe kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simons, në një intervistë të dhënë për “Le Monde”, edhe në publikimin e emailjave të tij zyrtar dërguar menaxhmentit të EULEX në Bruksel ku kishte paralajmëruar se Procesi Drenica 2 nuk është një proces i rregullt gjyqësor dhe se qëllimi ishte që me çdo kusht të sigurohet dënimi për të mbuluar dështimet e EULEX dhe për të vazhduar mandatin, thuhet në mes tjerash në letrën e hapur të vëllezërve Demaku, drejtuar ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Philip Kosnett.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …