Vendet e NATO-s kanë filluar të vendosin bazat për mbrojtje, në rast se trupat ruse shkelin në territorin e aleancës

Vendet e NATO-s kanë filluar të vendosin bazat për mbrojtje, në rast se trupat ruse shkelin në territorin e aleancës. Rusia po përgatitet për një luftë me Perëndimin”, tha Bruno Kahl, kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Gjermanisë. Megjithatë, sipas paralajmërimit të kreut të inteligjencës, nuk është e mundshme që të ndodhë një sulm në shkallë të gjerë në territorin e NATO-s. Moska mund të zgjedhë një inkursion të kufizuar ose intensifikimin e taktikave të saja të luftës hibride për të testuar vendosmërinë e aleancës, tha Kahl. NATO po përpiqet të përgatitet për të dy skenarët: një luftë të plotë dhe teknika më pak të dukshme të dizajnuara për të destabilizuar vendet anëtare të aleancës. Ka disa opsione që Rusia mund të përdorë për të testuar kohezionin e aleancës”, përfshirë aneksimin e kufizuar të territoreve, tha ish-kreu i Korpusit Shumëkombësh të NATO-s në Verilindje, me bazë në Poloninë veriperëndimore, Gjeneral Leitnant Jurgen- von Sandrart,  para se të largohej nga posti në muajin nëntor.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …