Vendimet e Qeverisë në detyrë ngjallin debate: opozita i quan “fushatë elektorale” në prag të zgjedhjeve lokale

Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë 26 milionë euro për studentët, një milion për pako ushqimore për familjet në nevojë dhe ka miratuar subvencionimin e faturave të energjisë për familjet me të ardhura të ulëta. Këto vendime, të marra më 7 tetor, janë cilësuar nga opozita dhe përfaqësues të shoqërisë civile si pjesë e një fushate elektorale në favor të kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Eugen Cakolli nga organizata “Demokracia në Veprim” tha për Radion Evropa e Lirë se mënyra e ndarjes së këtyre mjeteve është e paqartë dhe mund të përdoret si avantazh elektoral nga kandidatët e partisë në pushtet. Kritika të ngjashme kanë bërë edhe përfaqësues të PDK-së dhe LDK-së, të cilët i kanë quajtur këto vendime “blerje votash”. Por ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, i ka mohuar këto akuza, duke thënë se bëhet fjalë për programe të planifikuara më herët dhe jo për vendime me motive elektorale.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi në 26-vjetorin e PDK-së: Kjo është festa e fundit pa themeluesit e saj

Në 26-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës, kryetari Memli Krasniqi ka shprehur mirënjohje …