Vendimi për vazhdimin e protestave do të merret nesër në mesditë

Drejtues të lartë të partive
opozitare kanë njoftuar se protesta për ditën e sotme ka përfunduar. Deputeti
nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka njoftuar se për hapat e
mëtutjeshëm do të vendoset nesër në mesditë. Përfundimi i protestës për ditën e
sotme është konfirmuar edhe nga drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës
dhe kanë theksuar se protesta do të vazhdoj edhe në ditët në vazhdim. Ndërkohë,
zyrtar të Nismës për Kosovën kanë përgënjeshtruar disa mediet të cilat
njoftonin se Nisma është tërhequr nga protestat. Bilall Sherifi ka deklaruar se
këto janë dezinformata dhe ka shtuar se Nisma është në krah të partive
opozitare.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …