Vendosen 10 hidrantë të rijnë të ujit në fshatrat e Ferizajt

Projekti për rregullimin e pikave grumbulluese të ujit (hidrantëve) ka përfunduar me rregullimin e tyre në fshatrat Mirosalë, Tërrn, Bibaj, Fshati i Vjetër, Neredime e Ulët, Koshare, në fshatin Gaçkë ne lagjen e Qollakëve,  si dhe në lagjen e Qiraxhive dhe në rrugën “Uran Tinova” në Ferizaj. Këtë e bënë të ditur drejtues të Drejtorisë Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, e cila njëherësh është bartëse e këtij projekti. Vendosja e hidrantëve u krye edhe vitin që shkoi në disa pika në zonën e qytetit dhe fshatra duke mundësuar kështu intervenimin e shpejtë të ekipeve emergjente në rast të fatkeqësive nga zjarri. Përveç vendosjes së hidrantëve të rijnë, janë bërë edhe riparime të hidrantëve të vjetër, ndërkaq ky projekt pritet të vazhdojë edhe në fshatrat tjera, por edhe në qytetin e Ferizajt.

Mund të jetë një imazh i bazen uji, pemë dhe teksti që thotë "Î HIDRANT"

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …