Vendosën kamerat e sigurisë në qytetin e Vitisë

Të shtunën në qytetin e Vitisë, janë vendosur kamerat e sigurisë dhe atë në kuadër të bashkëpunimit të komunës së Vitisë me UNMIK-un dhe policinë. Me këtë rast Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka parë nga afër punimet që po zhvilloheshin në instalimin e tyre. Ai theksoi se vendosja e kamerave ishte edhe kërkesë e banorëve të qytetit dhe potencoi se me atë rritet siguria në qytet dhe është mirëpritur nga qytetarët. Përndryshe kamerat e vëzhgimit janë vendosur në vendet më të frekuentuara të qytetit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …