Vendosen kamerat në shkollën fillore të mesme të ulët “Dëshmorët e Lubishtës“ në Lubishtë

Në shkollën fillore të mesme të ulët “Dëshmorët e Lubishtës” në Lubishtë është bërë përurimi i projektit “Vendosja e kamerave në shkollë”. Në përurimin e këtij projekti ka marrë pjesë edhe Drejtoresha e Arsimit në komunën e Vitisë, Fatbardha Emini, e cila ndër tjerash u shpreh se vendosja e kamerave do të ndikoj pozitivisht në sigurinë e nxënësve të kësaj shkolle dhe në rritjen e cilësisë në mësim. Përndryshe ky projekt është fituar nga Këshilli Lokal për Siguri Publike në Viti dhe është donacion nga shteti Norvegjez por është implementuar përmes Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Adnan Zenuni, Koordinator i këtij projekti ndër tjerash falënderoj shtetin norvegjez dhe OSBE-në që kanë mundësuar vendosjen e kamerave në shkollën e fshatit Lubishtë.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …