Vendosen kontejnerë të rinj në pjesë të ndryshme të Ferizajt

Komuna e Ferizajt, konkretisht Drejtoria e Shërbimeve Publike, po i kushton rëndësi shumë të madhe menaxhimit të mbeturinave. Për këtë qëllim gjatë këtyre ditëve janë duke u vendosur 60 kontejnerë të rijnë 1.1 m3 te shpërndara në 30 pika të ndryshme në qytet, ku secili prej tyre ka edhe numrin rendor se ku është vendosur. Sipas drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, Arben Halili, kjo është bërë në kuadër të përmbushjes së obligimeve të dalura nga Rregullorja për menaxhimin e mbeturinave, ku është votuar ditë me parë në Kuvendin e Komunës. E gjithë kjo po bëhet për të pasur një ambient sa më të pastër për të gjithë qytetarët ferizajas.

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe ambiente të jashtme

 

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …