Vendoset ekran i madh LED në shesh për ndeshjen Kosovë – Turqi

Ferizaj bëhet gati për ndeshjen Kosovë – Turqi. Në sheshin “Adem Jashari”, duke filluar nga ora 20:45, qytetarët do të kenë mundësinë ta ndjekin së bashku këtë përballje përmes një ekrani të madh LED, të vendosur nga Komuna e Ferizajt.

“Nuk do të jemi thjesht spektatorë, por një zë i përbashkët që mbështet me zemër djemtë tanë në fushë. Le të jemi të gjithë bashkë në përkrahje të Kombëtares sonë”, ka thënë drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Gazmend Bytyçi.

Për Kosovën, për krenarinë tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Bashkim Ramosaj ka pritur në takim përfaqësues të organizatës ECOPANA

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka pritur në takim përfaqësues të organizatës ECOPANA, …