VENDOSET TUNELI DEZINFEKTUES TE SEMAFORAT E QYTETIT NË RAHOVEC

Tuneli dezinfektues është vendosur në rrugën kryesore (te semaforat) në Rahovec, si masë mbrojtëse shtesë për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Ideja për vendosjen e këtij Tuneli Dezinfektues fillimisht është inicuar nga OJQ-“INICIATIVA POZITIVE” si dhe është përkrahur nga këta donatorë: “AEP”, “INICIATIVA POZITIVE”, “RAMA PRINT”, “RENAULT” dhe “RAIL TRANS“. Ky tunel ka sistem automatik, (me senzor), i cili aktivizohet po sa të kalohet nëpër të dhe mund të shfrytëzohet nga të gjithë qytetarët për qasje para se të marrin shërbimet në markete, farmaci, administratë komunale, shërbime bankare, shërbime shëndetësore në QKMF etj. Falënderim për zemërgjerësinë donatorëve të cilët mundësuan vendosjen e këtij Tuneli Dezinfektues, si një nga masat më të rëndësishme për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19. Iniciativa të tilla nga të rinjtë e Rahovecit, vërtet janë për t’u vlerësuar, andaj, ju ftoj që edhe në iniciativat e radhës me të tilla qëllime pozitive të bëhemi bashkë në kalimin e kësaj situate të vështirë të cilën mundemi ta kalojmë vetëm së bashku!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bënë thirrje qytetarëve t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit të popullisë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu lut qytetarët t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit …