Mehmet Bislimi

Veprimtari i njohur, ish i burgosuri politik, pjesëtari i UÇK-së, poeti e publicisti, Mehmet Bislimi ka dhënë dorëheqja nga PDK-ja

Veprimtari i njohur i Lëvizjes kombëtare, ish i burgosuri politik, pjesëtari i UÇK-së, poeti e publicisti, Mehmet Bislimi ka dhënë dorëheqje nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.  Në  letrën  e gjatë të dorëheqjes, e cila është botuar në dy pjesë, në faqen zyrtare të Radios-Kosova e Lirë  (në “Analiza”),  Mehmet Bislimi ka vërë në spikamë elementet qenësorë të ngritjes e rënies së kësaj partie, dikur prijëse e proceseve politike në Kosovën e pas luftës, tani një konglomerat përzierjesh ideologjike e politike në drejtim të shthurjes.  Në pasusin e parë të dorëheqjes, Mehmet Bislimi shkruan:

Duke u mbështetur në parimet, etikën dhe përkushtimin tim në shërbim të atdheut, në idealin dhe përpjekjen time për t’i shërbyer çështjes së pazgjedhur kombëtare, aspiratë për të cilën janë flijuar breza të tërë të popullit tonë: unë, Mehmet Bislimi, në shenjë pakënaqësie, jap dorëheqje të parevokueshme nga Partia Demokratike e Kosovës, në kuadër të së cilës kam vepruar që nga themelimi i saj. Me këtë rast ndjej për detyrë të theksoj se rruga politike e PDK-së së viteve të fundit, nuk përkon me bindjet e mia kombëtare madje as me rrugën e premtuar në fillim të krijimit të saj si parti e vlerave të luftës çlirimtare. Zhgënjimi im pas kaq vitesh përpjekjeje dhe pritjesh që të realizohen synimet e premtuara prej saj, bëri që rruga ime me PDK-në të ndahet përfundimisht, tani dhe këtu!

 ( Më gjerësisht lexoni: Mehmet Bislimi: Nga sot dhe nga këtu, rruga ime me PDK-në, ndahet përfundimisht!  I II  “Analiza”.).

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Letra e ministres Donika Shvarc është skandaloze, në përmbajtje, në formë dhe në mesazhin që përçon tek aleatët

Sekretarja  e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thotë se letra e Ministres së …