Veseli: E gjithë jeta e Fehmiut e Xhevës, veprat dhe sakrifica për lirinë e këtij populli, janë rrëfim krenarie për ne

Veseli: E gjithë jeta e Fehmiut e Xhevës, veprat dhe sakrifica e tyre për lirinë e këtij populli, janë rrëfim krenarie për ne

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka marr pjesë sot në zbulimin e shtatoreve të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit. Ai ka thënë se gjithë jeta e Fehmiut e Xhevës, veprat dhe sakrifica e tyre për lirinë e këtij populli, janë rrëfim krenarie për ne. “Një ditë e veçantë për Drenicën dhe gjithë Kosovën. Në sheshin e bukur të vendlindjes së tyre, nga sot qëndrojnë shtatoret e dy figurave emblematike të luftës çlirimtare, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci. E gjithë jeta e tyre, veprat dhe sakrifica për lirinë e këtij populli, janë rrëfim krenarie për ne. Ata na lanë trashëgim lirinë e Kosovës. Dhe, sot, duke vendosur shtatoret e tyre, ne japim një mesazh për brezat që do të vijnë: ky vend përgjithmonë do të qëndrojë i lirë, i pavarur dhe sovran”, ka shkruar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …