Kadri Veseli

Veseli ngushëllon familjarët e viktimave në Manchester

Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjet e viktimave pas sulmit të mbrëmshëm në “Manchester Arena”. “Jam i tronditur nga lajmi për sulmin barbarë në Manchester. Ngushëllime familjeve. Ne lutemi për ju dhe për më të dashurit tuaj. Terrorizmi nuk mund të fitojë, nuk do të fitojë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Twitter”. Mediet britanike kanë raportuar se nga sulmi në “Manchester Arena” kanë vdekur 22 persona dhe 59 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Sorensen viziton SHBA-në, pa informim zyrtar për takimet

Pas gati gjashtë muajsh në detyrën e Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter …