Kadri Veseli

Veseli po përgatitet për dialog me opozitën

Kryekuvendari, Kadri Veseli po bën përgatitje për të vendosur dialog me partitë e opozitës, në përpjekje për t’i dhënë fund njëherë e mirë krizës politike në vend. Javën e kaluar, ai ka paralajmëruar hapa në këtë drejtim, duke theksuar se oferta e tij do të jetë serioze. Burime të afërta me Kadri Veselin, bëjnë me dije se ai do të ndërmarrë këtë nismë, pasi të emërohet Thaçi në krye të Presidencës dhe ai të zgjidhet në krye të Partisë Demokratike të Kosovës. Ndërkaq, përfaqësuesit e opozitës thonë se asnjë ofertë nuk është serioze, derisa nuk jep dorëheqje Qeveria e drejtuar nga kryeministri, Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …