Veseli: Rasti i Gorazhdecit të mos politizohet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës,
Kadri Veseli ka vizituar sot fshatin Gorazhdec të komunës së Pejës, ku ditë më
parë ndodhi një incident me armë zjarri. Bashkë me kryekuvendarin, ishin edhe
anëtari i Kryesisë së Kuvendit, Sllobodan Petroviq si dhe drejtori i Policisë
Rajonale të Pejës, Shaban Shala. Duke dënuar rastin, kryekuvendari Veseli tha
se kushdo qoftë autori i këtij akti kriminal duhet të dënohet. Ai tërhoqi vërejtjen
se rasti të mos politizohet, por të zbardhet nga organet e drejtësisë. “
Kushdo që e ka bërë këtë akt, është
akt kriminal. Por rasti nuk duhet të politizohet. Duhet pritur që organet e
drejtësisë ta thonë fjalën e vet”, ka deklaruar kryekuvendari Veseli gjatë
vizitës në Gorazhdec.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …