leoni

Veseli: Toka e Kosovës nuk ka vetëm pasuri natyrore, por në të gjenden të ruajtura edhe thesare të qytetërimit

Veseli: Toka e Kosovës nuk ka vetëm pasuri natyrore, por në të gjenden të ruajtura edhe thesare të qytetërimit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar kalanë e Korishit në Prizren për të parë nga afër gërmimet dhe restaurimet që po bëhen atje. Ai i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vlerësuar se toka e Kosovës përveç pasurive natyrore, ka edhe shumëthesare të qytetërimit. “Toka e Kosovës nuk ka vetëm pasuri natyrore, por në të gjenden të ruajtura edhe thesare të qytetërimit, siç është kalaja e Korishit të cilën e vizitova sot bashkë me ministrin e Kulturës. Ne duhet t’i zbulojmë e restaurojmë këto pasuri kulturore, për ti kthyer në qendra të turizmit kulturor”, ka shkruar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli godet Kurtin: “Arrogant, s’duhet të ketë mundësi për qeveri të re”

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke e …