Veseli: Trepça do të ringjallet

Veseli: Trepça do të ringjallet

Krye parlamentari Kadri Veseli, nga horizonti i dhjetë i minierës së Trepçës në Stan Tërg, u ka premtuar minatorëve se ligji për këtë ndërmarrje do të bëhet brenda afatit të përcaktuar me datë 2 nëntor. Ai e ka quajtur të shenjtë Trepçën, derisa ka thënë ligji do të jetë i mirë, dhe se kjo ndërmarrje do të ringjallet e do të hapen vende të reja pune. Premtimin e njëjtë e ka dhënë edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci. Ndërsa menaxheri i kësaj ndërmarrjeje, Ahmet Tmava, ishte i lumtur me lajmin se ligji do të bëhet, derisa tha edhe ky tha se kjo ndërmarrje me ligjin e ri do të rrisë kapacitet dhe numrin e punëtorëve.

 

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Albin Kurti duke mos përfillur këshillat e aleatëve, bien në kurthin e Vuçiqit që për qëllim ka tensionimin e veriut

Avdullah Hoti ka shpallur kandidaturën për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës

Pas dorëheqjes së Lumir Abdigjikut nga pozita e kryetait të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah …