Vetëm edhe 21 deponi ilegale të mbeturinave në Deçan

Vetëm edhe 21 deponi ilegale të mbeturinave në Deçan, sipas raportit të vlerësimit. Deri te ky përparim i madh ka ardhur si rezultat i punës së madhe bashkë me donatorë e duke ofruar shërbim në secilën shtëpi e lagje të komunës së  deçanit nga kompania komunale “Higjiena”. Gjatë vitit 2019 është shtrirë shërbimi i grumbullimit të mbeturinave në komplet territorin e Komunës së Deçanit, si dhe janë eliminuar 40 deponi në territorin e Komunës! Së bashku do të angazhohemi të eleminojmë edhe deponitë e mbetura dhe nuk do të lejojmë të formohen deponi të reja që dëmtojnë ambientin dhe japin pamje jo të mirë për komunën e Deçanit! Thuhet në njoftimin e komunës së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …