Kosova ka 38 komuna, (10 prej tyre komuna serbe) ndërsa vetëm 15 kryetarë komunash nga 28 sa e kishin konfirmuar pjesëmarrjen, ishin prezentë në takimin e thirrur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Administrimit Lokal dhe Pushtetit, Elbert Krasniqi. Pas takimit rreth dy orë, Krasniqi tha se u diskutua për problemet specifike të komunave. I pyetur nga gazetarë nëse po zvarritet procesi për zgjidhjen e kryetarëve të komunave në veri të vendit, Krasniqi tha se një gjë e tillë nuk po ndodh. Ai theksoi se të gjitha nënshkrimet që kanë kërkuar largimin nga funksioni i kryetarit janë dorëzuar në Komisionin Qendror Zgjedhor dhe u takon atyre për të marrë një vendim. Krasniqi, të rëndësishëm e vlerësoi faktin që për herë të parë janë ndarë 742 milionë euro për nivelin lokal, për çka shpreson që projektet të ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Në takim mori pjesë kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i vetmi nga të gjithë kryetarët e komunave të cilat u udhëheq Partia Demokratike e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Më 13 janar 1999, me ndërmjetësimin e OSBE-së ishte arritur marrëveshja për lirimin e 8 robërve serbë të zënë nga UÇK-ja, me 9 pjesëtarët e saj
Më 13 janar të vitit 1999, me ndërmjetësimin e OSBE-së ishte arritur marrëveshja për lirimin e tetë …