Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, u prit në takim nga ministri finlandez i Mbrojtjes, Antti Hakkanen

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, u prit në takim nga ministri finlandez i Mbrojtjes, Antti Hakkanen

Më ftesë të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Finlandës, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka qëndruar në Finlandë, ku është pritur në takim nga ministri i Mbrojtjes, Antti Hakkanen. Në këtë takim, ministri Maqedonci e njoftoi homologun e tij finlandez rreth zhvillimeve të fundit të sigurisë në regjionin e Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë rreth sigurisë në Republikën e Kosovës dhe kërcënimeve me të cilat po ballafaqohet vendi ynë. Gjithashtu, ai e informoi rreth zhvillimit të kapaciteteve të mbrojtjes dhe nevojës për mbështetje nga partnerët në këtë kohë kur demokracia dhe siguria globale po cenohet nga qasja hegjemoniste e akterëve autokratë. Ministri Hakkanen theksoi se Finlanda do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin në NATO, si dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të Ministrisë së Mbrojtjes së Finlandës për të thelluar bashkëpunimin me Republikën e Kosovës, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Kontrolloni gjithashtu

Policia zbardh rrugën e përdorur për sulmin në Ibër-Lepenc, me hetime të vazhdueshme pas shpërthimit të 29 nëntorit

Në natën e 29 nëntorit, Policia e Kosovës ka zbuluar rrugën e përdorur nga dy …