leoni

Vetëm gjatë dekadës së fundit, 3.5 trilion ton akull janë shkrirë nga sipërfaqja e ishullit dhe kanë rrjedhur në oqeane

Vetëm gjatë dekadës së fundit, 3.5 trilion ton akull janë shkrirë nga sipërfaqja e ishullit dhe kanë rrjedhur në oqeane

Ngrohja globale ka bërë që ngjarjet ekstreme të shkrirjes së akullnajave në Grenlandë të bëhen më të shpeshta dhe më intensive gjatë 40 viteve të fundit sipas hulumtimeve të reja, duke rritur kështu nivelin e deteve dhe rrezikun e përmbytjeve në mbarë botën. Vetëm gjatë dekadës së fundit, 3.5 trilion ton akull janë shkrirë nga sipërfaqja e ishullit dhe kanë rrjedhur në oqean. Kaq akull i shkrirë mjafton për të mbuluar të gjithë Mbretërinë e Bashkuar me rreth 15 metra ujë të shkrirë, ose të mbulojë të gjithë qytetin e Nju Jorkut. Studimi i ri, i udhëhequr nga Universiteti Leeds, është i pari që përdor të dhënat satelitore për të zbuluar këtë fenomen të njohur si rrjedhja e akullit nga hapësira. Gjetjet e publikuara në Nature Communications, zbulojnë se rrjedhja e ujërave të shkrirë në Grenlandë është rritur me 21% gjatë katër dekadave të fundit dhe është bërë 60% më e çrregullt nga një verë në tjetrën. Hulumtimi tregon se gjatë dekadës së fundit (2011-2020), rritja e rrjedhjes së ujërave të shkrirë nga Grenlanda e ngriti nivelin global të detit me një centimetër. Një e treta e këtij totali u prodhua në vetëm dy vera të nxehta (2012 dhe 2019), kur moti ekstrem çoi në nivele rekord të shkrirjes së akullnajave që nuk ishte parë në 40 vitet e fundit.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …