Kryengritësit talibanë

Vetëm gjatë këtij muaji talibanët, në Farah, vranë më shumë se 100 zyrtarë policorë e ushtarë afganë

Vetëm gjatë këtij muaji, nga sulmet e talibanëve në provincën, Farah  talebanët kanë vrarë  më shumë se 100 zyrtarë policorë dhe ushtarë afganë. Forcat e sigurisë afgane janë përballur me talibanët dhe grupe tjera militante prej tërheqjes së numrit më të madh të trupave të NATO-s nga ky shtet më 2014. Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani ka thënë gjatë këtij muaji se gati 29,000 policë dhe ushtarë afganë janë vrarë nga fillimi i vitit 2015, periudhë në të cilën autoritetet afgane kanë marrë përgjegjësinë për sigurinë e shtetit. Gjatë po kësaj periudhe, ai ka thënë se janë vrarë edhe 58 amerikanë.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi:

Memli Krasniqi kundër kandidaturës së Haxhiut: Do të dështojë sa herë që propozohet në Kuvend

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të …