Brickos

Gjeneralmajor Salvatore Cuoci thotë se në veri të Kosovës nuk ka kontroll të plotë për shkak se ka krim të organizuar

Gjeneralmajor Salvatore Cuoci thotë se në veri të Kosovës nuk ka kontroll të plotë për shkak se ka krim të organizuar

Me rastin e përfundimit të misionit të komandantit të KFOR-it dhe ndërrimit të komandës, gjeneralmajor Salvatore Cuoci ka mbajtur konferencën e fundit për shtyp. Ai me këtë rast ka folur për gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe sovranitetin në veri të Mitrovicës, që sipas tij, ka problem në atë pjesë. “Normalisht që ka probleme me sovranitetin në veri të Mitrovicës. Pasja e një kontrolli të plotë në veri, është me të vërtetë një sfidë dhe mbetet sfidë. Në të vërtetë, nuk ka kontroll të plotë, kjo është e vërtetë për shkak se ka krim të organizuar. Atje ka sfida ndaj të cilave po mundohemi me qenë më të efektshëm. Kjo ndikon në popullatën, sepse në një farë mënyre njerëzit aje po mundohen kush, ku po mbështeten në Prishtinë apo në Beograd. Por, në realitet ne mundohemi që të mbajmë një ambient të qetë dhe të sigurt atje. Ne po mundohemi që të mbajmë situatën nën kontroll”, ka thënë Cuoci. Ai shtoi se për zgjidhjen e problemeve në veri ndikon dialogu në tavolinë e jo në terren. Ndërsa, për transformimin e FSK-së, Cuoci ka thënë se pozicioni i NATO-s është qartë dhe preferon për përfshirjen e të gjitha etnive në Kosovë në ushtrinë e re. Sipas tij, ky proces për transformim do të zgjasë rreth 10 vjet. Gjithashtu ka thënë se për ushtrinë e re të Kosovës, duhet një buxhet i madh për këtë sektor. Ndryshe, në vend të Cuoci në krye të KFOR-it do të jetë Lorenzo D’Addario

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …