Hoxhaj: Shqipëria është partneri më strategjik i Kosovës në rajon dhe mbesim të përkushtuar në thellimin e bashkëpunimit

Hoxhaj: Shqipëria është partneri më strategjik i Kosovës në rajon dhe mbesim të përkushtuar në bashkëpunim

Me rastin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive Kosovës dhe Shqipërisë, që po mbahet në Pejë, zevendëskryeministri Enver Hoxhaj ka thënë se Shqipëria është partneri më strategjik i Kosovës në rajon. “Kënaqësi t’i mirëpresim homologët tanë nga Shqipëria për mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë, sot në Pejë. Këtë vit, ky takim tradicional fokusohet në bashkëpunim ekonomik në funksion të zhvillimit të dy shteteve, duke shënuar një fazë të re të bashkëpunimit bilateral, si dhe një hap më tutje drejt afrimit të shoqërive tona. Shqipëria është partneri më strategjik i Kosovës në rajon dhe mbesim të përkushtuar në thellimin e bashkëpunimit si dhe në rrugën e përbashkët drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 21 mijë lindje në Kosovë gjatë nëntë muajve të vitit 2026

Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të …