Veteranët dhe liridashësit e Kosovës protestojnë kundër themelimit të Gjykatës Speciale

Shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë marrë qëndrim që sot duke filluar prej orës 9:30 të mëngjesit do të protestojnë në sheshin Skënderbeu për të kundërshtuar themelimin e  Gjykatës Speciale, që pritet të aprovohet  në Kuvend të Kosovës.


Drejtuesit e këtyre organizatave, shprehen të bindur se deputetët nuk do të mund të arrijnë ta themelojnë këtë gjykatë, e cila po themelohet me kërkesë të Beogradit dhe BE-së. Ju bëjmë thirrje edhe deputetëve si të zgjedhur të popullit që të mos ta votojnë një gjykatë të tillë, e cila është e dëmshme dhe faktikisht për veç që dëmton dhe njollos luftën e UÇK-së, ajo suprimon edhe sovranitetin dhe drejtësinë në vend”, ka thënë Xhavit  Jashari, në konferencën e organizuar për medie lidhur me zhvillimet e fundit rreth Gjykatës Speciale kundër UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Shala, PDK: Qeveria Kurti po u garanton miliona KEDS-it, KESCO-s, NOA-s dhe GEN-it në kurriz të qytetarëve

Ferat Shala: Pushteti aktual vendosi në pozitë vëllain e Albin Kurtit si personin më të besuar për të tregtuar energji

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Ferat Shala, ka ngritur akuza të ashpra ndaj qeverisë …