UÇPMB

Veteranët e UÇPMB-së thonë se Prokuroria Speciale është duke e neglizhuar rastin e publikimit të listave

Përfaqësuesit e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit (UÇPMB), thonë se Prokuroria është duke e neglizhuar rastin e publikimit të listave. Prokuroria Speciale e Kosovës në shtator të këtij viti kishte dërguar në Gjykatën Themelore të Prishtinës listën e plotë me 20 mijë emra të veteranëve të luftës së UÇK-së, të cilët i ka cilësuar si përfitues. Në mesin e tyre Prokuroria Speciale ka dërguar në këtë gjykatë edhe emrat e 270 anëtarëve veteranë të UÇPMB-së, të cilët sipas prokurorisë pretendohet se kanë përfituar pension kundërligjshëm. Mirëpo kanë kaluar më shumë se një muaj që nga publikimi i këtyre listave dhe akoma prokuroria nuk i ka thirrur asnjë prej këtyre të dyshuarve. Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net Nazmi Hajredini, kryetar i OVL të UÇPMB-së. Hajredini ka thënë se prokuroria në këto lista ka futur edhe persona të cilët janë veteranë të vërtetë dhe në këtë mënyrë sipas tij, kjo çështje është komplikuar shumë. “Prokuroria nuk na ka thirrur fare për listat. Prokuroria e ka pështjellë dhe më shumë hetimin, dhe atë jo vetëm ndaj veteranëve të rrejshëm por edhe atyre të vërtetë. Pra një thirrje e tillë nga prokuroria nuk na ka ardhur asnjëherë”, ka deklaruar Hajredini.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …