Këshilli për Mbrojtjen e Luftëtarëve
të UÇK-së, ka njoftuar se të hënën në orën 12:00 do të protestojnë para ndërtesës
së Qeverisë së Kosovës për shkak të parregullsive që po ndodhin me dhënien e
pensioneve për veteranët e UÇK-së. Kryetari i këtij Këshilli, Xhevdet Qeriqi
tha se përkundër marrjes së certifikatave, veteranët po ballafaqohen me vonesë
të pensioneve. Ai ka lexuar disa kërkesa të Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të
UÇK-së, ku kërkohet edhe që Komisionui Qeveritar ë ndërmarrë masa rreth
lëshimeve që i ka bërë dhe të hiqen nga lista, ata persona të cilët nuk kanë
marrë pjesë fare në luftë. Qeriqi shtoi se protesta do të jetë paqësore, mirëpo
për këtë nuk mund të garantohet, edhe pse si Këshill do të angazhohen në
mbajtjen e rregullit. Ai theksoi se padrejtësitë e mëdha që janë bërë ndaj
veteranëve nga ana e Qeverisë, mund të ndikojë në eskalim të situatës.
Kontrolloni gjithashtu
Aida Dërguti: Gjykata Speciale është produkt i raportit të Dick Martyt dhe presionit ndërkombëtar
Pesë vjet pas dërgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçit, Kadri …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
