Vetëvendosja

Vetëvendosja akuzon AAK-në për emërimin në krye të ndërmarrjeve publike të personave partiakë

Lëvizja Vetëvendosje, e ka akuzuar AAK-në se po e vazhdon traditën e PDK-së duke emëruar në krye të ndërmarrjeve publike persona partiakë. Kjo parti, duke kujtuar emërimin e Gent Begollit në krye të Telekomit nga Ramush Haradinaj, konsideron se kjo dëshmon aleancën për uzurpimin e shtetit të Kosovës. Në kohën kur vetë qeveria pranon se Telekomi i Kosovës është duke u përballuar në një situatë të vështirë financiare që ka ardhur para së gjithash për shkak të menaxhimit të kësaj ndërmarrjeje, Bordi i kësaj kompanie ka emëruar në krye të kësaj kompanie Gent Begollin, një zyrtar të AAK-së, pa asnjë eksperiencë në fushën e telekomunikacionit dhe të menaxhimit. Kuvendi i Kosovës, në disa diskutime në lidhje me Telekomin, ka kërkuar që Qeveria të ndërmarrë masa për daljen  nga kriza të kësaj kompanie. Emërimi i Begollit tregon se ky pushtet është duke e bërë saktësisht të kundërtën,  po vazhdon praktikën e ndjekur nga PDK-ja, e cila për vite me radhë përdori këtë kompani për qëllime politike, elektorale e korruptive.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …