PZAP

Vetëvendosja ka dorëzuar  ankesë në PZAP kundër vendimit për certifikimin e Listës Serbe në emër të KQZ-së

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar ankesë në PZAP kundër vendimit për certifikimin e Listës Serbe në emër të KQZ-së, me kërkesën për anulimin e këtij vendimi. Përmes një njoftimi Vetëvendosja  thotë se nxjerrja e vendimit në emër të KQZ-së, por pa miratim të saj është sulmi i radhës ndaj rendit ligjor për shkak të Listës Serbe. Ditë më parë KQZ në mënyrë të paprecedent dhe në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, e lejoi Listën Serbe që të marrë pjesë në zgjedhje. Vetëvendosja ka dorëzuar përmes postës ankesë në PZAP kundër vendimit për certifikimin e Listës Serbe në emër të KQZ-së, me kërkesën për anulimin e këtij vendimi, i cili sipas tyre  është i paligjshëm, sepse bie ndesh me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme. Ndërsa Lista Serbe nuk është certifikuar në përputhje me Ligjin, por është kontrabanduar kundërligjshëm, thonë në partinë  Vetëvendosje

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …