leoni

Vetëvendosje

Vetëvendosja ka reaguar për përjashtimin e deputetëve të saj nga seanca e sotme gjyqësore

Vetëvendosje ka reaguar për përjashtimin e deputetëve të saj nga seanca e sotme gjyqësore, si dhe për heqjen dorë të Prokurorisë nga dëshmia e kryeparlamentarit, Kadri Veseli. “Sot është duke u mbajtur në fshehtësi seanca e radhës e gjyqit politik që regjimi autoritar në Kosovë po zhvillon kundër katër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj dhe Faton Topalli. Sot do të duhej që të dëshmonte Kadri Veseli, por prokurori e ka tërhequr dëshminë e tij. Madje, kur deputetët Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu kërkuan sqarime për këtë vendim për Veselin, gjyqtari i përjashtoi ata dy nga seanca. Ky gjyqtar i përjashtoi nga publiku edhe deputetët Adem Mikullovci, Sami Kurteshi, Ismajl Kurteshi, e Xhelal Sveçla.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …