Vetëvendosje

Vetëvendosja në Ferizaj kundërshton riaktualizimin e UNMIK-ut

Në takimin e Komitetit për Komunitete në kuadër të Komunës së Ferizajt ishte pjesëmarrës dhe një pjesëtar i UNMIK-ut në rolin e monitoruesit të këtij Komiteti.Në mbledhjen e datës 24/02/2016 ishte propozuar nga kryesuesi i Komitetit Osman Emini që ne mbledhjet e tjera që do të mbahen të marrë pjesë edhe një përfaqësues i UNMIK-ut në cilësinë e monitoruesit. Përfaqësuesi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në këtë Komitet, Bujar Ukzmajli ishte deklaruar kundër dhe ka kërkuar që në asnjë mënyrë të mos riaktualizohet roli i UNMIK-ut, i cili ka përfunduar mandatin e tij. Më datën 30/03/2016 është mbajtur mbledhja e radhës e Komitetit për Komunitete, përveç përfaqësuesve të OSBE-së, aty ishte prezent edhe një përfaqësues i ri, Nevzat Qorrolli, i cili u prezantua si përfaqësues i UNMIK-ut. Përkundër kërkesës së përfaqësuesit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! që ai të largohej nga takimi i komitetit për komunitete me sqarimin se mandati i UNMIK-ut ka përfunduar një gjë e tillë nuk ndodhi dhe si rrjedhim përfaqësuesi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! lëshoi takimin në mënyre demonstrative.Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Ferizaj

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …