Vetëvendosja ka reaguar ndaj deklaratës së Hashim Thaçit, i cili i ka vënë në dyshim nënshkrimet, të cilat janë mbledhur nga opozita për ta kundërshtuar Asociacionin dhe Demarkacionin me Malin e Zi. Zëdhënësi i Lëvizjes, Frashër Krasniqi, ka thënë se Thaçi po i quan falsifikatorë qytetarët, sikurse Isa Mustafa, i cili, sipas tij, i quante injorantë. “Dështimin e vet diplomatik, Thaçi po mundohet ta fshehë me shpifje ndaj peticionit më të madh, që është realizuar ndonjëherë në Kosovë. Ai po i quan qytetarët falsifikatorë, sikur që Isa Mustafa i quante të padijshëm e injorantë. Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, do të mund ta përdornin peticionin si argument për tërheqjen e marrëveshjeve me Serbinë dhe demarkacionit me Malin e Zi. Është brengosëse se sa larg mund të shkojnë këta qeveritarë për t’i qëndruar besnikë Serbisë, shkruan Frashër Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Njohës të fushës së arsimit kanë shfaqur bengën e tyre për rënien e vazhdueshme të numrit të nxënësve
Sipas statistikave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe Ministria e Arsimit, në …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
