Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar këtë të diel me një mesazh mobilizues për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke e cilësuar numrin 116 si simbol të fitores së radhës që synojnë ta arrijnë me mbështetjen e qytetarëve. Në njoftimin e VV-së thuhet: 116 është numri i fitores edhe më të madhe që na duhet dhe e synojmë me ndihmën e të gjithë qytetarëve. Mesazhi i partisë vjen në kohën kur subjektet politike kanë nisur fushatat për prezantimin e listave të kandidatëve dhe objektivave elektorale, ndërsa Vetëvendosje synon të japë sinjal se është e përgatitur për një fitore të re në zgjedhjet e ardhshme.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
