Vihet gurthemeli i shtëpisë së re të familjes Asllani nga Abria e Skenderajt

Familja 7 anëtarëshe e Skender Asllanit nga Abria e Skenderajt shumë shpejt do të bëhet me shtëpi të re falë ndihmës së bashkatdhetarëve vëllezërve Gashi nga Tërnaci i Skenderajt që punojnë në Gjermani. Në vënien e gurthemelit kanë marrë pjesë donatorët humanitarë, deputeti i Parlamentit të Kosovë Bekim Haxhiu drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Skenderajt Enver Gashi, këshilltari komunal Latif Smakiqi, si dhe anëtarë të familjes përfituese. Drejtori Enver Gashi në emër të Komunës së Skenderajt i ka falënderuar bashkatdhetarët vëllezërit Gashi që po nisin shtëpinë për familjen nevojtare Asllani. Falënderime për bashkatdhetarët ka shprehur edhe deputeti Bekim Haxhiu, ndërsa donatorët kanë premtuar se shtëpia e nisur do të përfundojë më 1 qershor pikërisht në Ditën e Fëmijëve. Familja Asllani për shkak të pamundësisë ekonomike deri më tani ka jetuar në një hapësirë të papërshtatshme dhe pa kushte minimale për jetë normale. Me ndërtimin e shtëpisë se re familja Asllani nga Abria do të jetojë në kushte normale për jetë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …