Viola von Cramon

Viola Von Crammon: Nuk ka asgjë të re kur thuhet se Serbia është shtet i kapur dhe me një dosje të dobët të reformave

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Crammon, ka deklaruar se nuk thuhet asgjë e re me faktin se Serbia është shtet i kapur me një dosje të dobët të reformave. Gjatë një debati, euro-deputetja gjermane ka thënë se ai që ajo e ka quajtur regjimi në Serbi i ka hapur dyert për investime të Kinës që nuk kanë asnjë respekt për të drejtat e punëtorëve apo çështjet e mbrojtjes së ambientit dhe dinjitetit njerëzor mbi të gjitha. Nga debati i gjatë në llogari të Serbisë  kanë shkuar akuza të rënda edhe nga euro-deputetë tjerë sidomos në mënyrën sesi Beogradi zyrtar po i trajton protestat e organizatave ambientaliste si dhe trajtimit që po u bënë kompania kineze “Ling Long” punëtorëve të saj vietnamezë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot pritet të përmbyllet rinumërimit të vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura jashtë vendit

Arbër Jashari: Manipulimi i votave të hetohet deri te urdhërdhënësit, jo vetëm te numëruesit

Pas mospërputhjeve të mëdha të zbuluara nga rinumërimi i votave në disa komuna, avokati Arbër …