Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti atasheun ushtarak nga Turqia, kolonel, Çagdash Akif Kahraman

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti atasheun ushtarak nga Turqia, kolonel, Çagdash Akif Kahraman

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim atasheun ushtarak nga Turqia, kolonel Çagdash Akif Kahraman. Me këtë rast, koloneli Kahraman në emër të ministrit të Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar, ka uruar Gjeneral Bashkim Jasharin për marrjen e detyrës së re në postin e Komandantit të FSK-së dhe në mënyrë simbolike i ka dhuruar një pllakë. Në emër të ministrit Akar, kolonel Kahraman theksoi se Turqia, si një vend mik dhe aleat i fuqishëm i Kosovës, sikur deri më tash do të vazhdojë ta ndihmojë dhe mbështesë  FSK-në, në të gjitha fushat dhe komponentët, në mënyrë që t’i përmbushë me sukses të plotë synimet e saja. Gjithashtu, në këtë takim, Gjeneral Jashari pranoi letër urimi nga Shefi i Stafit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Gjeneral Jashar Guler, për emërimin  Komandant i FSK-së, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ushtarak në mes forcave të të dyja vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …