Ekrem Kastrati sot u takua dhe bisedoi me drejtorin e Preda Plus Kosova Valentin Hoxha

Ekrem Kastrati sot u takua dhe bisedoi me drejtorin e Preda Plus Kosova Valentin Hoxha

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati me bashkëpunëtorë,  zhvilloi një tkaim pune me përfaqësuesit e Fondacionit për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik – Preda Plus Kosova, e cila në partneritet me WEntrepreneur Kosovë dhe me mbështetje të Arbeiter Samraiter Bund (ASB),  po implementojnë projektet e tyre nëpër komunat e Kosovës.

Me shumë kënaqësi prita sot në takim përfaqësuesit e Fondacionit për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik – Preda Plus Kosova, e cila në partneritet me WEntrepreneur Kosovë dhe me mbështetje të Arbeiter Samraiter Bund (ASB), që  po bëjnë një punë të jashtëzakonshme përmes projekteve të tyre nëpër komunat e Kosovës. Prandaj, sot në takim me drejtorin e Preda Plus Kosova, z. Valentin Hoxha, diskutuam për mundësitë e fillimit të një bashkëpunimi ne  si Komunën e Malishevës, në mënyrë që pjesë e këtyre projekteve përkrahëse me karakter socio-ekonomik të bëhen edhe qytetarët tanë”, tha Kastrati. Po ashtu edhe nga ana e drejtorit Preda Plus Kosova, z. Valentin Hoxha, kishte gatishmëri për të filluar me projektet të cilat ata si Fundacion për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik i kanë së bashku më  partnerin,  WEntrepreneur Kosovë dhe me mbështetje të Arbeiter Samraiter Bund (ASB), që t’i planifikojnë dhe realizojnë  projektet  në Komunën e Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Sekuestrohen dy armë dhe iniciohet rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor …