Viola von Cramon

Viola von Cramon: Deputetët e Kuvendit të Kosovës ta vendosin interesin e shtetit para interesave të partisë

Pas deklaratës së ambasadorit gjerman, Jorn Rohde për zgjedhjen e presidentit, i cili tha se nuk mund ta imagjinon mbajtjen e zgjedhjeve të reja në mes të pandemisë, ka reaguar edhe Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon përmes një postimi në Twitter Cramon ka shpërnda postimin e ambasadorit gjerman, ku edhe tha se kjo është shpresa e saj. Cramon u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që të vendosin interesin e shtetit para interesave të partisë. “Kjo është edhe shpresa ime. Sigurohuni që të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës të vendosin interesat e shtetit në rend të parë, para interesave të një partie”, ka shkruar Cramon.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …