Viola Von Cramon

Viola Von Cramon: Duhet një marrëveshje të qëndrueshme dhe të negociuar mirë me një pjesëmarrje të gjerë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka kërkuar marrëveshje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Përmes një postimi në Twitter, Cramon ka thënë se përfaqësuesi i BE-së, Miroslav Lajçak, do të rifillojë këtë dialog në Prishtinë, e më pas në Beograd. “Le të përpiqemi për një marrëveshje të qëndrueshme dhe të negociuar mirë me një pjesëmarrje të gjerë dhe pranuese të të gjithë palëve të interesuara në Kosovë dhe Serbi. Përfaqësuesi i BE-së Miroslav Lajçak do të rifillojë këtë dialog të lehtësuar nga BE-ja sot në Prishtinë dhe javën tjetër në Beograd”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …