Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar strategjinë për “Sigurinë e Kosovës”

Rishikimi i buxhetit në Qeverinë e Kosovës pritet të dalë sot në votim

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë mbledhjes së kabinetit të tij të hënën ka bërë të ditur që rishikim i buxhetit pritet të dalë sot në votim. Hoti ka thënë se janë zhvilluar konsultime me te gjitha ministritë dhe komunat dhe është bërë përpjekje që mos të preken projektet kapitale.“Është dashur ministrja bashkë me departamentet përkatëse brenda ministrisë, të bëjë aranzhimet e nevojshme që shkojnë deri në 700 milionë euro për të mbuluar edhe mungesën e të hyrave prej disa qindra-miliona euro dhe për të krijuar fondin për rimëkëmbje ekonomike që e kemi paraparë në programin tonë qeverisës. Ndërkohë që me sa jam informuar janë zhvilluar konsultime me secilin prej juve dhe me komunat, që maksimalisht, aq sa është e mundur.Çështja e buxhetit nuk ishte në rend dite në mbledhjen e djeshme të qeverisë, por shefi i ekzekutivit ka bërë të ditur se për sot do të mbahet takimi me këtë pikë ku edhe do të dalë për votim.

Kontrolloni gjithashtu

Artan Grubi: Fitore historike në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut, triumf për Maqedoninë Evropiane

Artan Grubi nga BDI-ja, pas rezultateve të para në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut, …