Shaip Kamberi

Shaip Kamberi: Shqiptarët e Kosovës Lindore duhet të gëzojnë të drejta reciproke, sikur të serbëve në Kosovë

Shaip Kamberi, numri një i listës së përbashkët të shqiptarëve tëKosovës Lindore për zgjedhjet e përgjithshme në Serbi, ka thënë se është absurde që Beogradi kërkon të drejtat maksimale për pakicat e saj në Kosovë, derisa shqiptarëve të Kosovës Lindore u mohon të drejtat elementare. Ai ka treguar se ministri shqiptar, Gent Cakaj ka filluar nismën për hapjen e një konsullate në Beograd por mjerisht akoma nuk ka një përgjigje të drejtpërdrejtë pasi hezitimet që janë në Srtbi e prolongojnë këtë çështje.  Kamberi thotë se çështja e Kosovës Lindore duhet të adresohet me patjetër në dialogun Kosovë – Serbi. Sipas tij cenimet që janë duke u zbatuar në këtë trevë bëhen në mënyrë sistematike dhe janë të shumta, qoftë në sferën e arsimit, apo në atë të përfaqësimit.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …