Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka akuzuar qeverinë Kurti për shkarkim e bordit të AKP, dhe emërimin e bordit të ri. Sipas tij Kurti po do ti kapë institucionet në emër të çkapjes. “Po e shoh njëfarë tendence, e pash edhe sot në Komisionin Parlamentarë, edhe jam ka pe nijë, diqysh po ju ngutet që në emër të çkapjes me kap sa më shpejt shtetin. Kurti e ka përdorë, dhe doli në foltore, çka ka qef me dëgju populli tha: Na e nalum hajnin në Kosovë, edhe ma nuk ka hajni AKP-ja mshelet, shuhet. AKP sot nuk është shuar. AKP është qatu”, tha ai. “Paramendoni çfarë argumenti një takim i bordit kushton 20 mijë euro, e i këtij bordit të ri sa kushton?!,”. Nuk është këtu një parti shtet, diqysh fortë është ka i ngutet që në emër të çkapjes me kap sa më shpejt shtetin” tha ai

Serwer: Dialogu Kosovë – Serbi mund të dështojë, është mirë të priten zgjedhjet në SHBA, nëse fiton Bideni

Njohësi amerikan të çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, ka komentuar veprimin e fundit të Grenellit, i cili ka thirrur më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë për të rinisur dialogun Kosovë-Serbi. Sipas tij nëse Grenelli u qëndron besnik masave ekonomike të dobishme për të dyja palët në mënyrë të barabartë, thotë se është në rregull me këtë. Por, ai citon më tutje Jasmin Mujatoviqin, për të cilin thotë se ishte kumbues kur ka shkruar në Twitter: “Sidoqoftë, skenari më i mundshëm është vetëm një dështim. As Trump e as Grenell nuk kanë kredibilitet diplomatik apo mprehtësi, është një vit i gjatë në SHBA dhe Trumpi është në situatë të vështirë, politika kosovare është në kaos – e vështirë të shohësh që këto karakteristika do të sjellin një marrëveshje reale”.Serwer thotë se pezullimi i fushatës serbe për çnjohje në këmbim të kërkimit të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare nuk është aspak prirje përçmuese ndaj Beogradit. Ai thotë se do të ishte më mirë që të priteshin zgjedhjet në SHBA, nëse fiton Bideni.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Më 8 maj ata që duan ta vulosë fitoren Fronti Europian, le ta rrethojmë numrin 4

Ali Ahmeti: Më 8 maj ata që duan ta vulosë fitoren Fronti Europian, le ta rrethojmë numrin 4

Para qytetarëve të Strugës,  kryetari i BDI, Ali Ahmeti me bashkëpunëtorë, i falënderoi ata për mbështetjen …