Visar Ymeri

Visar Ymeri: E ardhmja e Trepçës, sipas këtij projektligji, është për ta shitur atë pjesë-pjesë

Në falën e tij  rreth projektligjit për Trepçën,  Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri  fillimisht ka folur për rëndësinë e saj në ekonominë e Kosovës, në të kaluarën. “Ky kompleks industrial ka pas për qëllim që resurset jo vetëm të fisnikërohen por edhe të përpunohen në produktet finale. Që këto produkte të mbeten në Kosovë dhe të përfitojë Kosova. Në atë kohë Trepça i ka pasur rreth 20 mijë të punësuar, nëpër forma të ndryshme”. Sipas tij, e ardhmja e Trepçës (sipas projektligjit) është për ta shitur atë pjesë-pjesë. Për këtë po kërkohet që të bëhet edhe miratimi shpejt e shpejt. Ky është qëndrimi i Qeverisë karshi Trepçës. Nuk po them se do të shitet  nesër, por kjo do të ndodh shumë shpejt, sepse ligji e kushtëzon privatizimin e saj”, ka thënë ndër tjerash, Visar Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …