Ish-deputeti Visar Ymeri ka komentuar dështimin e njëpasnjëshëm për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar këtë situatë si krizë që buron nga qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit. Ymeri tha se problemi nuk është më Kushtetuta, por këmbëngulja e Kurtit për të mos lëvizur nga qëndrimet personale. Ai vlerësoi se Vetëvendosje ka refuzuar mbështetjen e opozitës, edhe kur asaj i janë ofruar 40 vota për t’ia votuar kryetarin e Kuvendit, me kushtin e ndërrimit të emrit të kandidatit. “Askush s’po ia konteston të drejtën për ta pasur kryetarin e Kuvendit, por Kurti refuzon deputetët e vet, jo vetëm opozitën,” theksoi Ymeri. Kuvendi ka dështuar tashmë 36 herë të konstituohet, me bllokadën që përqendrohet në emrin e propozuar të Albulena Haxhiut. Përpjekjet për votim të fshehtë kanë dështuar gjithashtu 27 herë. s
