leoni

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri: Veprimet e Vetëvendosjes kundër Listës Serbe janë lojëra politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk e ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, pasi votimi për këtë çështje përfundoi me dy vota për, dy kundër dhe shtatë abstenime. Kundër çertifikimit votuan fuqishëm përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, ndërsa anëtarët e partive të tjera zgjodhën të abstenojnë. Në lidhje me këtë zhvillim, analisti politik Visar Ymeri e ka cilësuar qëndrimin e Vetëvendosjes si një veprim të motivuar politikisht, pa efekt real në ndalimin e Listës Serbe nga pjesëmarrja në zgjedhje. “Këto janë vetëm lojëra politike të LVV-së, të cilat as nuk e kanë për qëllim as me certifiku, e as me ndalu ndonjë kandidat të Listës Serbe,” – ka deklaruar Ymeri. Sipas tij, qëllimi i Vetëvendosjes është të shmangë vëmendjen nga çështjet lokale reale që do të duhej të ishin fokusi i fushatës zgjedhore, duke pasur parasysh, siç tha ai, që VV nuk ka treguar performancë të mirë në zgjedhjet lokale të mëparshme. “LVV e di që Lista Serbe do ta kalojë procesin, siç ka ndodhur më parë në PZAP. Prandaj, është hipokrizi politike të krijosh përshtypjen publike se po mundohesh të ndalosh diçka që e di se nuk mund ta ndalosh,” – ka përfunduar Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

Altin Krasniqi publikon video të rrallë nga vizita e Jakup Krasniqit në Prekaz, duke rikujtuar lidhjen dhe bashkëpunimin me familjen Jashari që nga viti 1991

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka publikuar një video të rrallë të babait të …