Brickos

Vit i të korrave të bereqetshëm për fermerët e komunës së Deçanit

Rreth 600 hektarë të mbjellura më drithëra të bardha në komunën e Deçanit, presin që këtë vit të sjellin rendiment më të lart krahasuar më vitin e kaluar.

Nga  dt. 01 Korrik 2016 ,kanë nisur korrje-shirje më fillim  në zonat kodrinore.

 Rreth 20 % e sipërfaqes së korrjeve kanë përfunduar  në javën e parë dhe po punohet më intensitet të shtuar që të përfundojnë të gjitha në kohën e duhur tha drejtori i Bujqësisë z.Nasim Haradinaj.

Ai bëri të ditur se komuna më kohë për aktivitetin e korrje-shirjes ka formuar shtabin komunal për përcjelljen e korrje-shirjes të cilët çdo ditë janë në teren për të parë nga afër gjendjen teknike të kombajnave renditjen e tyre dhe mundësit e fermerëve që të dërgojnë grurin nëpër pikat grumbulluese .

Për ti përfunduar në kohë janë angazhuar 10 Kombajna.

Rendimentet janë inkurajuese dhe sillen nga 4000-4500 kg /ha , rendimentet priten të jen më të larta në sipërfaqet e mbjellura më terrenet  të rrafshëta ku rendimentet priten të arrihen deri në 5000 kg/ha kjo ka ndikuar për  shkak edhe të kushteve atmosferike  por edhe një kujdesi më të shtuar të fermerëve gruri është në gjendje të mirë

Nëse lejojnë kushtet atmosferike fushata e korrje-shirjes pritet të përfundoi nga 25-30 Korrik duke shtuar se  shërbimi për korrjen e një hektari më grurë është 100€   dhe kësaj rregulle duhet ti përmbahen të gjithë auto -kombajnerët.

Drejtoria e Bujqësisë  po ashtu edhe komisioni i formuar nga Komuna apelojnë tek fermerët që pas korrjes të mos digjen hamulloret, pasi kjo mund të dëmtojë tokën, por edhe rrezikon kultura të tjera bujqësore apo në raste të caktuara edhe pyjet.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …