Vitia dhuron gjak

Me moton “ÇDO DHURUES GJAKU ËSHTË NJË HERO”, sot në sheshin e qytetit në Viti është organizuar dhurimi vullnetar i gjakut, nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Viti në koordinim me Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë. Me këtë rast, kryetari i komunës, Sokol Haliti, i ka vizituar dhuruesit vullnetarë të gjakut dhe, u shpreh se ky organizim ka një vlerë të veçantë që domosdoshmërisht lidhet drejtpërdrejtë me shpëtim jete. Përndryshe, në këtë aktivitet kanë shprehur interesim për dhurim të gjakut, mbi 20 persona.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Malishevës dhe IADK nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi

Me qëllim të përkrahjes përmes granteve dhe fuqizimit profesional të fermerëve, të rinjve dhe grave …